Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

VARGJE: “Rama gjeti një mal me m… që e lartësoi”, poeti nuk përmbahet: “Qeverisja është art më vete, ne kemi pasuri, po nuk kemi shtetarë”

Nuk është Shqipëria,
vendi i mallkuar,
mallkimin e ka,
kush na ka drejtuar!

Nuk e bëri Rama,
kështu Shqipërinë,
ai kur e mori,
e gjet në greminë!.

Ai këtu gjeti,
një mal plot me m…t,
gjithë qeveritë,
kishin kontribut!

Atë mal të lartë,
Rama s’e rrafshoi,
mijëra tonelata,
zullumit i shtoi!

Këtu Salë Berisha,
kishte bërë hatara,
idioti që do,
t’ja nisë nga e para!

Atdheu u vodh,
fare pa mëshirë,
gjithë zyrat e shtetit,
mbushur me vampirë!

Pa privatizimin,
s’mund të kishte rritje,
po ai -këtu,
u bë si grabitje!

Ata që kanë qenë,
vetë për kapistra,
Na u bënë papritur,
presidentë-ministra!

Mes atij rrebeshi,
mes asaj furtune,
shpejt u shkatërruan,
mijëra vende pune!

Thoshin pusht-etarët,
jemi shumë mirë,
se kemi fituar,
me fjalën e lirë!

Fjala që mungonte,
në kohën e parë,
këtu u fitua,
më shumë për të sharë!

Gjithë këto vite,
që shkruam e shkruam,
bëmë llogaritë,
humbëm a fituam?!

Kemi përfunduar,
si një dru i shkundur,
dhe në shumë drejtime,
kemi dalë të humbur!

Arti dhe kultura,
arsim-shëndetësia,
thesare të rralla,
që kish Shqipëria!

Të gjitha për popull,
këtu falas qenë,
ata që gënjejnë,
u var teneqenë!

Hekur e beton,
shumë kemi shtuar,
të gjitha të tjerat,
janë shkatërruar!

Pallate shumëkatësh,
mund të ngrihen plot,
po hidrocentrale,
këta s’ngrënë dot!

Kot në këmbë nuk mbahen,
gjithë ato shtete,
sepse qeverisja,
është një art më vete!

Kemi thënë aq shumë,
sa s’dimë më ç’të themi,
kemi pasuri,
po shtetarë nuk kemi!

A.DUKA