Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Veliaj: Nga sot, ndërtesa e Sarajeve, pronë e Bashkisë së Tiranës

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Ndërtesa e Sarajeve, nga sot është pronë e Bashkisë së Tiranës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka publikuar vendimin e qeverisë që i kalon ndërtesën e Sarajeve, Bashkisë së Tiranës.

Veliaj thekson se kjo ndërtesë do të shërbejë si muze i qytetit qe do evokoje traditën, si dhe historinë diplomatike.

Veliaj shton se bashkia e Tiranës i paguan 2.5 milionë dollarë pronarëve për ndërtesën monument kulture, një precedent historik.

“Me vendim të qeverisë shqiptare, nga sot, ndërtesa e Sarajeve është pronë e Bashkisë së Tiranës si muze i qytetit që do evokojë traditën, si dhe historinë diplomatike. Bashkia e Tiranës  i paguan 2.5 mln USD pronarëve për ndërtesën monument kulture – një precedent historik!”, shprehet Veliaj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.