Albania

Vepra e Migjenit dhe e Agollit do vlerësohen e çmohen gjithmonë

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ “Migjeni dhe Dritëroi – dy shkrimtarë me vështrim nga e ardhmja”, titullohej konferenca e organizuar sot nga Akademia e Shkencave, në kuadër të 110-vjetorit të lindjes së poetit Migjeni dhe 90-vjetorit të lindjes së poetit Dritëro Agollit.

Në fjalën e tij Kryetari i Akademisë së Shkëncave, dritëro Agolli tha se “Dritëroin dhe Migjenin nuk i lidhi rastësia në një ditë lindjeje. Ata ishin te dy poetë me vështrim nga e ardhmja, poetë që u lartësuan në shkallën e përfaqësimit e nderimit të brezit të tyre: Migjeni si kryeemër i brezit të viteve 1930 dhe Dritëro Agolli si fytyrë e brezit të viteve 1960”.

“Dritëroi ishte e mbetet një prej figurave emblematike të letrave e te Akademise se shkencave. Ai është një ndër vlerësuesit e mbrojtësit e Akademisë e te akademizmit në Shqipëri edhe në ditë të vështira dhe është në nderin tonë të kujtojmë e vlerësojmë figurën e veprën e tij”, – tha Gjinushi.

Nuk është rastësi, vijoi Gjinushi, që dy kollosët tanë të letërsisë Kadare e Agolli u morën me Migjenin, duke e cilësuar atë si një meteor që shkëlqeu në kalim e sipër apo si një uragan që u ndërpre, cilësime të cilat shkojnë po aq për vetë ata, por që fatmirësisht për letrat shqipe shkëlqimi e uragani krijues i tyre qëlloi jetëgjatë.

Gjinushi tha se Dritëroi ka shkruar pa ndërprerje për mbi 60 vjet radhazi.

“Ai, së bashku me Ismail Kadarenë, donte një letërsi të re, të një shekulli të ri dhe e realizoi atë. Ky veteran i veprimit kombëtar e qytetar u bë shumë shpejt protagonisti i ndryshimit të rrjedhës dhe të fatit të letërsisë shqipe. Bashkë me homologet e tij ai do të bëhej shpëtimtar i nderit të letërsisë shqipe në një prej periudhave më kritike të saj. Brezat që kanë jetuar në një kohë me shkrimtarin Dritëro Agolli; bashkëkohësit e tij, do të mbahen mend si breza me fat. Dritëro Agolli është shkrimtar emancipues i poezisë shqipe në shqetësime dhe në teknika. Para gjashtë dekadash shkruante: Traditë po, por jo shtampë, dhe i qëndroi besnik sloganit që propozoi vetë. Një prej kryevlerave të veprës së tij është se, e shtrirë në dy kohë, të përkundërta ideologjikisht me njëra-tjetrën, ajo ruan njëjtësinë e saj, si vepër humaniste, pa asnjë kontradiktë të brendshme dhe pa asnjë kundërthënie mes vedi”, – nënvizoi Gjinushi.

Sipas tij, Dritëro Agolli ishte dhe do të mbetet një figurë konvergjente për shoqërinë shqiptare.

Më tej Gjinushi vuri në dukje se “përqasjen që duhet të kemi ndaj veprave e figurave të tilla si Migjeni e Agolli na e ka treguar vetë Dritëroi si studius. Në to, ashtu si në dy studimet e tij për Migjenin, ai dëshmon se si studiuesit profesionistë e opinioni i shëndoshë, dinë të vlerësojnë veprat dhe autorët e tyre nga vlerat që mbartin si të tilla, të pandikuar nga diferencat a indoktrinimet politike. Dhe për ta, për opinionin e gjerë e atë intelektual vepra e Migjenit e ajo e Agollit do të vlerësohen e çmohen gjithmonë”.

“Nderimi ynë sot iu drejtohet atyre, iu drejtohet lartësive të dy brezave, prej të cilëve letërsia shqipe ka marrë e do të marrë frymëzim e ndriçim. Dikur Agolli ka thënë se Akademia e Shkencave është pasuri kombëtare, të tillë do të mbeten edhe këto dy figura të letrave shqipe Migjeni e Agolli”, tha Gjinushi.

Në konferencë u paraqitën libri “Skicat dhe tregimet e shkrimtarit revolucionar shqiptar Migjeni” dhe Botimi shqip i tezës së diplomës të shkrimtarit Dritëro Agolli, mbrojtur më 1957 në Petersburg.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Benzema on the Golden Ball: I don't set a goal to win. To get into the 30 nominees is already good
Miranchuk's agent about Alexey's playing time: Serie A is a tough championship. Gasperini's totalitarianism and conservatism also play a role
Koeman will not be fired because of the defeat by Real Madrid. The future of the Barca coach depends on the matches with Rayo, Alaves and Dynamo Kiev
Real Madrid are masters of adaptations (and Modric is their king). Barcelona are hostages of Koeman's ideas (well, enough canopies already!)
Junior Marketing manager vacancy in the Creative Studio
Ruediger is in talks with Man City, PSG, Juventus and Tottenham
Manchester United's chaotic pressure failed. And Firmino is the main hero of the defeat from those who are not called Mo Salah