Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

VIDEO: Stadium i ri, zakone të vjetra! 250 stola u shkulën gjatë derbit Tirana-Partizani, u sulmuan punonjësit. Priten arrestimet e disa tifozëve

Nuk mjaftoi as stadiumi i ri i standarteve europiane që tifozët shqiptarë të ndërrojnë sjellje.

Atmosfera e krijuar nga tifozët në “Air Albania” gjatë derbit të kryeqytetit ishte elektrizuese, por dhe këtë herë, ashtu siç ndodhi në sfidën me Poloninë, nuk mungoi dhuna.

Disa tifozë të Partizanit u kapën duke thyer stola dhe duke gjuajtur punonjës të stadiumit.

FSHF sëbashku me klubin e Tiranës, Partizanit dhe Policinë e Shtetit janë duke punuar për arrestimin e individëve të filmuar, për t’i nxjerrë përpara ligjit.

Ashtu si në ndeshjen me Poloninë, shumica e tifozëve ishin korrekt por vetëm disa individë shfaqën sjellje agresive.

Mësohet se tifozët e Partizanit kanë qënë atë që kanë shkaktuar më shumë probleme.

j.l./ dita