Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

VIDEO / Televizioni rus ‘shigjeton’ prezantuesen amerikane: Objekt seksi, po provokonte Putin me këmbët e saj

Një kanal televiziv shtetëror rus ka nisur një sulm të jashtëzakonshëm ndaj një gazetarje amerikane, për pretendimin se ka tentuar të shpërqendrojë Vladimir Putinin duke ‘pozicionuar veten si një objekt seksi’.

Hadley Gamble i CNBC ishte moderatore për një sesion që përfshinte udhëheqësin rus në një forum energjie në Moskë.

Putin tërhoqi kritika për ‘seksizëm’ pasi iu referua asaj në një seancë për luftën e gazit si ‘të bukur dhe vetëm kaq’.

Por tani Vladimir Solovyov, një “propagandist” i Putinit, ka përdorur emisionin e tij të kanalit të lajmeve Rossiya 1, për t’u përqëndruar në momentet dhe gjestikulacionet e saj, në të cilat ai pretendon se Hadley përpiqet të “shpërqendrojë” udhëheqësin rus.

j.l./ dita