Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Vizita të organizuara të nxënësve të shkollave arbëreshe në Shqipëri

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim, kryetarin e bashkisë arbëreshe së Casalvecchio di Puglia, Noè Andreano.

Ky ishte një takim, që vinte pas 2 vitesh, nga vizita e zhvilluar nga presidenti Meta në këtë komunitet arbëresh në nëntor të vitit 2019.

Meta u shpreh në një reagim se në takim, “ndamë me kryetarin Andreano kujtimet e bukura dhe mikpritjen e ngrohtë të asaj vizite dhe vlerësuam lidhjen e fortë dhe të vazhdueshme të arbëreshëve me Shqipërinë”.

“Duhet të përkushtoheni më fort për të ndihmuar komunitetin arbëresh të vazhdojë të ruajë dhe të mbajë gjallë gjuhën, traditat dhe zakonet”, tha Meta.

“Një nga projektet, që diskutuam me kryebashkiakun Andreano, janë vizitat e organizuara të nxënësve të shkollave të fshatrave arbëreshe në Shqipëri me qëllim njohjen e rrënjëve dhe të historisë së të parëve të tyre”, shtoi Meta.

“Vetëm duke krijuar lidhje të ngushta dhe të vazhdueshme midis brezave të rinj të arbëreshëve dhe shqiptarëve do të ndihmojmë në ruajtjen e trashëgimisë së mrekullueshme arbëreshe, një pasuri e vyer italiane, shqiptare por edhe europiane dhe botërore, që meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s”, theksoi Meta. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.