Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

VMRO: Jo ceremoni, por përgjegjësi për tragjedinë

VMRO-DPMNE-ja kërkon nga pushteti të mos bëjë ceremoni me personat që tragjikisht humbën jetën në aksident por të sigurojë kushte për hetimin e plotë të rastit dhe të ketë përgjegjësi. Sipas tyre, arsyeja e aksidentit është e qartë, autobusi ka qenë i vjetër dhe ngrenë dyshime për të cilat kërkojnë sqarime për parregullsi të caktuara gjatë blerjes dhe regjistrimit të automjetit në vend, shkruan Alsat.

“Sot qeveria në mënyrë të turpshme, të pahijshme dhe johumane bën ceremoni me transmetim të drejtpërdrejtë të transportimit të të vdekurve. Jemi të neveritur. Në vend që tregojnë respekt ndaj të vdekurve, Zabërçanec nuk përmbahet nga vetëpromovimi dhe në rrjetet sociale publikon me titullin “Së shpejti jemi drejtpërdrejt”. Kjo është e hidhur. Në këto momente tragjike nuk duhet të mendohet për promovim por duhet përgjegjësi. Nuk ka asnjë përgjigje për tragjedinë e autobusit. Akoma përpiqen ta ruajnë pushtetin duke ruajtur koalicionin e tyre të paaftë kurse autoritetet bullgare tashmë kanë dhënë informacionet e para për hetimin e bërë”, tha Marija Miteva, VMRO-DPMNE.