Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

ZVICËR – Green Pass fiton në referendum

GJENEVË, 28 nëntor /ATSH-ANSA/ – Qytetarët zviceranë i thanë ”po” kalimit të gjelbër, i quajtur ndryshe Green Pass, sipas parashikimeve të para.

Të paktën 63 për qind e zviceranëve votuan ”pro” në referendumin për ligjin që parashikon futjen e certifikatës antiCovid-19.

Të dhënat e pjesshme që vijnë kantonet konfirmojnë parashikimet e institutit të specializuar për votimet Gfs.bern.

Në kantonin e Gjenevës, për shembull, 64,08 për qind e elektoratit votuan në favor të ligjit, sipas rezultateve paraprake, bazuar në votat e hedhura me postë.

Zviceranët kishin shprehur mendimin e tyre edhe në qershor 2021 për çështjen e formulinit të një ligji për Covid-19.

Në atë kohë, ligji u miratua me 60,2 për qind të votave.

Por, krahasuar me votimin e gjashtë muajve më parë, klima sociale dhe politike u tensionua më shumë.

Në Bernë, policia ka rrethuar zonat përreth Pallatit Federal, selia e qeverisë dhe e parlamentit, nga frika e përplasjeve me kundërshtarët e këtyre proceseve./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.